Ndahet nga jeta ish-ministri i Jashtëm italian Frattini, mbështetës i spikatur i liberalizimit të vizave për shqiptarët! Mori dekoratën 'Gjergj Kastrioti Skënderbeu'

25 Dhjetor 2022, 09:58

Është ndarë nga jeta ish-ministri i Jashtëm italian Franco Frattini, mbështetës i spikatur i liberalizimit të vizave për shqiptarët. Ai ishte i shtruar prej kohësh në spital, ndërsa në vendin tonë ish ministri italian është nderuar me dekoratën 'Gjergj Kastrioti Skënderbeu' nga ish presidenti Meta dhe 'Qytetar Nderi i Tiranës' nga kryebashkiaku Veliaj.