Vera Zheji Zëri, simbol i Radio Tiranës, ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 91-vjeçare. Lajmi i hidhur është bërë i ditur nga familjarët e saj.
“Sot në mëngjes, nëna ime Vera Zheji, u largua nga kjo botë. Kaloi pak jave të rënda, po iku qetësisht nga shtëpia e familja e saj sot në të gdhira. Në emrin e saj falenderoj gjithe miqtë e shumtë e dashamirësit që e kanë ndjekur, përkrahur e respektuar nëpër vite, të cilët ajo deri në fund i kujtonte me dashuri e mirënjohje. Kjo është jeta! Zoti na ndihmoftë të gjithëve ta mbyllim mirë kohën që na mbetet në këtë botë”, shkruan vajza e saj në Facebook.
Zheji është pinjolle e dinastisë kulturore, motra e gjuhëtarit dhe filozofit të madh Petro Zheji.