Ndahet papritur nga jeta ylli i serialit ‘Friends’! Mattheë Perry u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Los Angeles

29 Tetor 2023, 14:01

Lajm tronditës nga bota e kinametografisë. Aktori amerikan Matthew Perry është ndarë papritur nga jeta në moshën 54-vjeçare. Perry, i njohur për rolin e Chandler Bing në hitin televiziv të viteve ’90 “Friends” është gjetur pa shenja jete në vaskën e apartamentit të tij në Los Angeles.