Ndërkombëtarët 'luftë' Besim Hajdarmatajt në KPA, përfaqësuesi i ONM Theo Jacobs 'rezerva' për pasurinë dhe aftësitë profesional: Nuk keni hetuar, ky është turp

8 Korrik 2021, 12:39 | Përditesimi i fundit: 2021-07-08 15:39:12

TIRANË-Përfaqësuesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Theo Jacobs, u tregua i ashpër me ish-drejtuesin e Prokurorisë për Krime të Rënda, Besim Hajdarmataj, i cili sot u përballë me apelin e vettingut. Jacobs, në parashtrimet e tij, i kërkoi llogari Hajdarmatajt në lidhje me deklarimet e pasurisë, kur rroga i rritej vit pas viti, por deklarimet kishin qenë të njëjta, madje pas 2016-ës sipas Jacobs, kanë qenë pothuajse zero. Jacobs u tregua i ashpër edhe për aftësitë profesionale dhe pushimit të çështjeve që sipas tij Hajdarmataj kishte bërë.