Ndërpritet ndeshja në Peqin, grushta dhe sherr masiv mes ekipeve! Nën hetim shefi i klubit dhe zv.trajneri! Mehmeti për 'Report TV': Të paktën shpëtuam gjallë

12 Shkurt 2023, 17:33

Ndeshja e javës së 12-të në Kategorinë e Dytë mes Shkumbinit dhe Delvinës (stadiumi i Peqinit) është ndërprerë pas vetëm 10 minutash loje, për të mos vazhduar më. Trajneri i Delvinës, Donald Mehmeti, në një intervistë për Report TV, thotë se drejtuesit i Shkumbinit dhe futbollistët nisën menjëherë dhunën pas golit të realizuar ndaj peqinasve. Policia bën me dije se ka proceduar penalisht për veprën penale "Kanosja për shkak të detyrës" shefin e klubit të Shkumbinit dhe zv.trajnerin e Delvinës.