Ndërroi jetë 5 ditë pas lindjes me operacion në Durrës, 29 vjeçarja përcillet në banesën e fundit

7 Korrik 2021, 14:07 | Përditesimi: 7 Korrik 2021, 14:07

Ardita Muça ka lindur më 30 qershor në maternitetin e Durrësit dhe lindja është kryer me operacion. Mësohet se 29-vjeçarja deri me datën 4 korrik ka qenë e shtruar në spital dhe pasi ka lënë spitalin ka shkuar në banesë ku dhe ka gjetur vdekjen një ditë më pas më 5 korrik.

Teksa ka qenë në shtëpi me motrën e saj, në rrethana të çuditshme, sipas familjarëve, 29 vjeçarja ka pirë ujë të ftohtë dhe më pas ka rënë për tokë duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Sipas policisë ka mbërritur në spitalin Rajonal pa shenja jete.

Familjarët e 29-vjeçares kanë bërë denoncim në polici, ku akuzojnë bluzat e bardha për mjekim të pakujdesshëm. Pritet dhe përgjigjia e ekspertizës mjeko-ligjore.

Be.K./Shqiptarja.com

r.k./Shqiptarja.com