Ndërroi jetë në moshën 22-vjeçare, tifozët e Sevillia-s bëjnë gjestin fantastik për ish-futbollistin

23 Prill 2023, 11:53 | Përditesimi i fundit: 2023-04-23 11:57:24

Në vitin 2007 futbolli spanjoll përjetoi një ngjarje tragjike, pasi 22-vjeçari Antonio Puerta ndërroi jetë në fushën e lojës gjatë ndeshjes Sevillia-Getafe. 

Edhe pse kanë kaluar 16 vite tifozët e Sevillia-s kanë treguar se ai do të mbetet i paharrueshëm për ta. Para ndeshjes me Manchester United për Europa League, të enjten, ata kanë shkuar poshtë shtëpisë së babait të futbollistit të ndjerë, duke kënduar dhe brohoritur emrin e tij.

    No videos found.