Ndërron jetë në moshën 95-vjeçare Benedikti i XVI, Papa i dorëhequr në 2013-n, i pari drejtues i Kishës Katolike i larguar vetë pas 600 vitesh

31 Dhjetor 2022, 14:42

Benedikti i kaloi vitet e tij të fundit në manastirin Mater Eçlesiae brenda mureve të Vatikanit. Lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur në një deklaratë nga Vatikani: “Me dhimbje ju njoftoj se Papa Emeritus, Benedikti XVI, ndërroi jetë sot në orën 9:34 në Manastirin Mater Eçlesiae në Vatikan. Informacione të mëtejshme do të jepen sa më shpejt që të jetë e mundur”