Ndërron jetë Presidenti i PE, David Sassoli! Rama: Avokat i zjarrtë i Shqipërisë! Meta: Mbështetës i integrimit! Basha: Mik i shqiptarëve! Delegacion i BE në Shqipëri: Evropian i madh

11 Janar 2022, 11:09

Politika Evropiane për herë të parë është në zi. Mëngjesin e sotëm është bërë me dije se David Sassoli ka humbur jetën pas 'luftës' së tij gati një mujore në spitalin Avianos të Italisë. 

Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli ndërroi jetë mëngjesin e së martës në moshën 65-vjeçare. Ish-gazetari italian dhe politikani i qendrës së majtë ishte i sëmurë dhe kishte anuluar çdo takim zyrtar që prej 10 dhjetorit.