Ndërtimet pa leje, Lame: Operacioni i prishjes së tyre do të vijojë në gjithë vendin! Nis nga Pogradeci legalizimi i pallateve të braktisura, pronarët e të cilëve kanë falimentuar

2 Korrik 2021, 21:19 | Përditesimi: 2 Korrik 2021, 22:40

Kreu i Kadastrës, Artan Lame ka paralajmëruar nga Pogradeci se nuk do të tolerohet asnjë ndërtim pa leje dhe operacioni i shembjes së tyre do të shtrihet në të gjithë vendin nga Vermoshi në Konispol. Gjithashtu Lame tha se do të nis dhe legalizimi i pallateve të braktisura pronarët e të cilëve kanë falimentuar dhe në mungesë të legalizimit nuk mund të shesin dot as hyrjet që kërkohen nga qytetarët.

r.k./Shqiptarja.com