Ndërtimi i bypass-it të Elbasan, Karakaçi: Kushton 240 mln €, do financohet edhe nga buxheti i shtetit

17 Shtator, 19:12 | Përditesimi: 17 Shtator, 19:12

Financimi për ndërtimin e baypassit të Elbasanit me vlerë 240 milionë euro ende nuk është siguruar plotësisht, gjë që sipas ministrit të Infrasturkturës ka sjellë edhe vonesa në zbatimin e projektit. Karakaçi sqaroi në Kuvend, se realizimi do të mbështetet edhe nga buxheti i shtetit. Puna për ndërtimin e Bypass-it ka nisur disa ditë më parë dhe sipas ministrit janë lidhur 2 kontratat e lotit të parë.

E.H/Shqiptarja.com