Ndërtohet për herë të parë në Durrës muzeu arkeologjik në oborrin e shkollës! Sako: E ndryshuam projektin pas zbulimit të murit antik

15 Shkurt 2023, 14:55

Për herë të parë në Durrës po ndërtohet një shkollë e re që do të ketë në oborrin e saj një muze arkeologjik. Godina e "Eftali Koçi" u dëmtua nga tërmeti 2019 dhe gjatë punimeve u zbulua muri antik i shekullit të 4 para erës së re. Shkolla pritet të hapë dyert në shtator për nxënësit dhe vizitorët.