Bylis dhe Vllaznia çelin të premte në "Adush Muça" raundin e 15-të të Superligës, duke nisur nga ora 13:30. Në prag të sfidës përpara medieve doli trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdaric.
Kroato-gjermani tha se Krymi do jetë sërish mungesë për të tijtë, ndërsa vlerësoi kundërshtarin dhe trajnerin Nevil Dede.
“I urojmë Shqipërisë Pavarësinë, kemi një objektiv për ndeshjen e nesërme në Ballsh dhe sot jemi mes përgatitjeve dhe festës. Është një ndeshje komplet ndryshe, disa javë më parë kanë sjellë një trajner me eksperiencë si Nevil Dede dhe duhet të përgatitemi sa më shumë për ndeshjen e nesërme.