Ndeshja e fundit e Kombëtares për Ligën e Kombeve, publikohen formacionet zyrtare! Priten deri në 10 mijë tifozë në 'Air Albania'

27 Shtator 2022, 20:21

Për të mos e mbyllur me turp Ligën e Kombeve dhe për moral. Kombëtarja e futbollit pret sonte Islandën në “Air Albania”  me objektivin e vetëm për fitore. Trajneri Reja pritet të bëjë 5 ndryshime në formacion krahasuar me ndeshjen e humbur ndaj Izraelit dhe  në stol do ulen edhe emra si Hysaj e Broja.