'Ndeshja e kthimit do jetë tjetër histori', Seferi do përmbysjen për Champions-in: Tifozët do lënë pushimet për Tiranën

10 Korrik 2022, 13:33 | Përditesimi i fundit: 2022-07-10 13:45:40

Të martën në ‘Air Albania’ Tirana do synojë përmbysjen kundër Dudelange për të bërë një kualifikim tepër domethenës në Champions League për rritjen e klubit. Bardheblutë kampion të Shqipërisë pretendojnë se ndeshja e kthimit do ketë një histori tjetër nga humbja 1-0 e pësuar të mërkurën në Luksemburg.