Ndeshja kundër Anglisë, Asllani: Në Londër s'shkojmë për turizëm, duam Botërorin! Bajrami: Të mësojmë nga gabimet

18 Mars, 14:04

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka vijuar paraditen e të martës (18 mars) me stërvitjen e radhës në prag të dy ndeshjeve kualifikuese të Grupit K për Kupën e Botës 2026. Kuqezinjtë të premten e 21 marsit luajnë në Londër kundër Anglisë, ndërsa tre ditë më vonë në Tiranë mbërrin Andorra.

Pas stërvitjes së sotme, dy mesfushorët Kristjan Asllani dhe Nedim Bajrami folën për mediet.

Kristjan Asllani kërkoi fokusim te rivali, duke thënë se në Londër nuk do shkojnë si turistë, por kërkojnë ta nisin mirë këtë fushatë, kjo edhe për të harruar ecurinë zhgënjyese në Ligën e Kombeve. Komentet nga lojtarët e Interit dhe thyerja e tabusë kundër Anglisë, këto ishin disa nga temat e cekura.