Ndeshje e denjë për NBA, Besëlidhja e basketbollit mund Tiranën në kryeqytet!

13 Nëntor 2022, 22:08

Java e gjashtë e kampionatit kombëtar të basketbollit për meshkuj në Shqipëri është mbyllur në "Farie Hoti". Në kryeqytet Tirana ka humbur 92-93 nga Besëlidhja. Lezhjanët janë treguar më të saktë në fund, duke përmbysur duelin në pjesën e dytë. Ndeshja ka qenë me emocione të forta, teksa Pallati i Sportit ka qenë thuajse i mbushur. Me këtë fitore, lezhjanët i bashkohen kryesuesve të Teutës, Tiranës dhe Apolonisë.