Ndeshjet e Ligës së Kombeve/ Kombëtarja publikon listën, Reja pa Gjimshitin dhe Kumbullën

16 Shtator 2022, 12:43

24 futbollistë ka grumbulluar Edy Reja për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve që kombëtarja do luajë më 24 dhe 27 shtator. Italiani kundër Izrealit dhe Islandës duhet tia dalë pa Gjimshitin dhe Kumbullën të dëmtuar, ndërsa për të kapur vendin e parë duhet të paktën katër pikë.