Ndezi zjarr në oborr, flakët u përhapën dhe rrezikuan shtëpitë e fqinjëve, arrestohet 60-vjeçari në Vlorë

24 Shtator, 12:41 | Përditesimi: 24 Shtator, 12:41

Një zjarr i ndezur në oborrin e një banese në lagjen “Partizani” të Vlorës është përhapur në sipërfaqet e tokës përreth, duke rrezikuar edhe shtëpitë pranë. Policia arrestoi pronarin 60-vjeçar të banesës, G. R., si autor të dyshuar të zjarrvënies.

E.H/Shqiptarja.com