Ndihmoi vajzat të arsimohen, gjyshja e Ledri Vulës: Bashkë më të forta! Drita Begolli, Shpresa Gashi e Vera Bushati për 8 marsin: Gruaja shqiptare, kjo heroinë e fuqishme!

8 Mars, 19:58

Janë 45 gra nga të gjitha trojet shqiptare, kontributin e të cilave, Ilirjana Basha me Fem Fest e celebron përmes një ekspozite dhe albumi. Në ArTurbina, përbri imazheve të tyre, Iris Canaj, Xhemazie Rizvani e Alba Lozha kanë përgatitur biografitë, ku i prezantojnë. Mes 19 grave nga Shqipëria, arkitektja e pedagogia njohur Vera Bushati, përçon mesazhin e përçimit të dashurisë e dijeve te brezi i ri.

Kujton  kohën e studimeve, kur në bankat e shkollës ishin një grusht arkitektesh vajza, dhe tregon entuziazëm për vajzat që zgjedhin të vijojnë sot këtë profesion fisnik.