Policia ka arrestuar dy rojet private të sigurisë që në bashkëpunim me Gerald Bibën, tërhoqën zvarrë protestuesin në Zvërnec.
35-vjeçari dhe 41-vjeçari, tashmë të arrestuar, rezulton se nuk janë të licencuar nga asnjë subjekt për shërbimin privat të sigurisë fizike.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.















