Ndikimi rus në Ballkan/ Ekperti i sigurisë, Elezi për Report Tv: Shërbimet sekrete FSB dhe GRU janë prezente në Ballkan

17 Nëntor 2023, 14:00

Shtetet e Bashkuara të Amerikës të enjten kanë futur në listën e zezë 10 individë. Reth kësaj çështjeje ka folur edhe Bedri Elezi, ekspert sigurie, i ftuar në emisionin “Sot Live në Shqipëri”, për Report Tv, i cili tha se SHBA ka një program me të cilin hulumtojnë personat e ndryshëm të cilët kanë në plan apo punojnë për institucione të ndryshme për të dëmtuar interesat amerikane. Ai tha se për fat të keq në këtë listë janë të përfshirë edhe qytetarë të komunitetit shqiptar që jetojnë në Shqipëri, Kosovë apo Maqedoni.