‘Ndizen’ tensionet, Kina dërgon flotën me 71 avionë dhe 7 anije drejt Tajvanit

26 Dhjetor 2022, 11:35

Kina ka dërguar një nga flotat e saj më të mëdha ajrore dhe 7 anije ushtarake në drejtim të Tajvanit. Kjo manovër kineze vjen kur amerikanët kaluan një ligj që parashikon armatosjen e Tajvanit me armët më speciale amerikane për vetëmbrojtje.