'Ndizet' Superiorja, të shtunën supersfida Vllaznia-Teuta! Nderohet Ylli Mihali, një minutë heshtje në sfidat e Superligës

17 Shtator 2021, 12:57

Të shtunën luhet supersfida e javës së dytë të Superligës Vllaznia-Teuta. Të dyja ekipet i kanë fituar ndeshjet e para dhe zv.trajneri i Teutës thotë se objektivi është vetëm fitorja. Në të gjitha ndeshjet e kësaj jave do mbahet një minutë heshtje në nderim të Ylli Mihalit, fizioterapistit të Kombëtares që humbi jetën nga COVID.