'Ndjesi e veçantë të rikthehem në Shkodër', Balaj prezantohet te Vllaznia: Këtë sezon s'mjaftohemi me Kupën, s'jam këtu për të mbyllur karrierën

16 Janar 2023, 15:17

Bekim Balaj thotë se rikthimi te Vllaznia e ka bërë të ndihet shumë i lumtur. Ai beson se mund të shënojë shumë gola dhe të rikthejë në Shkodër titullin kampion. Sakaq sulmuesi 32 vjeçar, i cili pritet të fitojë 12 mijë euro në muaj, saktëson se nuk ndodhet në Shkodër pasi mendon të mbyllë karrierën.