Ndoka në 'Repolitix': Dy deputetë kanë blerë mandatin te Basha në minutat e fundit duke më shmangur mua! Nëse do fitonte më 25 prill, përplasjet e sotme s'do kishin ndodhur

15 Dhjetor 2021, 23:08

Ish-deputeti Nard Ndoka, i ftuar në emisionin 'Repolitix' të gazetarit Denis Minga në Report Tv, deklaroi se ka informacione se dy deputetë që janë sot në Kuvendin e Shqipërisë në listën e qarkut Shkodër kanë paguar te Basha një shumë të konsiderueshme parash që u futën në minutat e fundit duke shmangur Ndokën.