Ndoqi të miturën nga pas në rrugën bosh, i mori çantën dhe u largua me vrap! Arrestohet 24-vjeçari në Berat

27 Mars 2023, 14:43

Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia e Beratit se i vodhi me dhënë çantën e dorës një vajze të mitur. Pamjet fimike tregojnë momentin kur e ndjek nga pas, i merr çantën dhe largohet me vrap.

Ai është identifikuar nga kamerat e sigurisë ndonëse ishte veshur me të zeza dhe mbante kapuç në kokë. 24-vjeçari S.K., banues në Berat, rezulton me precedent të mëparshëm penal pasi është dënuar 2 herë për vjedhje.