Ndotet bregdeti i Shëngjinit, vihen në lëvizje IKMT dhe Agjensia e Mjedisit: Dyshohet se një lëndë e verdhë është hedhur nga anijet

22 Maj 2022, 13:07

Përgjegjësi i sektorit të Mjedisit dhe Ujërave IKMT Lezhë, Gjergj Elezi ka folur para mediave për ndotjen e bregdetit të Shëngjinit duke thënë se kanë marrë kampionin e lëndës me ngjyrë të verdhë. Dyshimet e para janë se deti mund të jetë ndotur nga anijet, ndërsa është e paqartë se çfarë lënde mund të jetë hedhur.