Ndotja minerare rrezikon statusin e UNESCO-s të Liqenit të Ohrit

29 Janar 2023, 13:26

Në liqenin e Pogradecit, mbetjet e vjetra minerare vazhdojnë të ndotin ekosistemin si dhe të vënë në rrezik statusin e trashëgimisë natyrore botërore, përkundër rekomandimeve të UNESCO-s. Ekspertët thonë se ky është problem i mbartur ndër vite, ndërsa e pyetur disa kohë më parë, ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro tha se ka filluar një proces pastrimi i disa prej hotspoteve minerare.