Ndryshimet në qeveri, ministrat e rinj betohen para presidentit Begaj

31 Korrik, 10:23 | Përditesimi i fundit: 2024-07-31 13:10:00

 Një ditë pas votimit në parlament, ministrat e rinj u betuan sot para presidentit Bajram Begaj. Ceremonia e betimit u zhvillua në orën 10:00 në ambientet e Presidencës.

Para Begajt u betuan 3 ministrat e rinj që i shtohen kabinetit ‘Rama’, ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu dhe ministri i Financave, Petrit Malaj.

Edhe Taulant Balla u betua pas shkarkimit si ministër i Brendshëm dhe marrjes së detyrës së re si ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

    No videos found.