Ndryshimi i formulës, futbolli i të rinjve hakërrohet kundër FSHF-së: Vendim antifutboll

20 Gusht 2022, 20:28

Futbolli i moshave në Shqipëri është futur në kaos nga Federata Shqiptare e Futbollit, që ka njoftuar dy javë para nisjes se do ketë ndryshim formule, për ti ngjarë futbollit të të rriturve. Kjo ka sjellë shpërthimin e shumë aktorëve që përfaqësojnë futbollin e të rinjve, mes të cilëve edhe shoqata rajonale e futbolllit të Tiranës. Kjo e fundit me anë të një reagimi e ka quajtur vendimin e FSHF-së antifutboll dhe jo të ligjshëm, pasi minimalisht duhet të njoftohej dy vite para dhe jo dy javë.