Në 100 vjetorin e lindjes përkujtohet vepra e Jakov Xoxës! Studiuesi Sinani: Kryeson piedestalin e letërsisë shqipe të shekullit 20

9 Qershor 2023, 19:19

Në mjediset e parkut antik të Apolonisë u përkujtua 100 vjetori i lindjes së mjeshtrit të fjalës të letërsisë shqipe të shek XX-të shkrimtarit Jakov Xoxa. Studiues, akademikë dhe personalitete te letërsisë u bën pjesë e konferencës shkencore kushtuar jetës dhe kontributit të krijimtarisë së tij.