Në 18:00 për 1/8 e Euro 2020 Çekia sfidon Holandën! 'Tulipanët' favoritë duan çerekfinalen me Danimarkën

27 Qershor 2021, 13:06 | Përditesimi: 27 Qershor 2021, 13:06

Holanda shihet si favoritja e madhe ndaj Çekisë për të siguruar një biletë për në çerekfinale të EURO 2020, ku do të gjente Danimarkën. Tulipanët nuk duhet të gabojnë në Budapest në ndeshjen që nis në orën 18:00 për t’i dhënë vazhdimësi ëndrrës dhe rezultateve të mira që morën në grup me 3 fitore dhe tetë gola të shënuar. Depay e kapiteni Wijnaldum janë një garanci për skuadrën ashtu si edhe dyshja e mbrojtjes De Ligt-De Vrij.Trajneri Frank de Boer shikon larg dhe thotë se Holanda e tij nuk do thjesht të arrijë në finale por të fitojë trofeun. Rivalët e sotëm i cilëson një skuadër shumë të mirë dhe e mbyll duke thënë se për të mundur çekët Holanda duhet të jetë në top formë. Nga këmbët e De Jong pritet që të nisë gjithë inspirimi i tulipanëve edhe në këtë sfidë.

KT/Shqiptarja.com