Në 3 mandatet e Lulzim Bashës, PD ‘humb’ 44 mijë anëtarë! Zgjedhjet në PD, tkurrje anëtarësie në çdo proces

15 Qershor 2021, 17:07

Procesi zgjedhor i 13 Qershorit në PD u shoqërua me akuza për heqjen e emrave të anëtarëve, mbështetës të 3 kandidatëve përballë Bashës  nga listat e anëtarësisë për të mos votuar. Por ndonëse këto akuza u hodhën poshtë, shifrat tregojnë se krahasuar me zgjedhjet e fundit në 2017, PD kishte në lista rreth 28 mijë anëtarë më pak.