'Në Air Albania presim 1200 tifozë të rrezikshëm', shefi i sigurisë për finalen e Conference League: Bileta pa barkod nuk do lejohen!

18 Maj 2022, 14:33 | Përditesimi i fundit: 2022-05-18 15:20:00

Report Tv intervistoi shefin e sigurisë për finalen e Conference League në Tiranë, që do të menaxhojë tifozët brenda stadiumit Air Albania. Naim Dani thotë shumica e tifozëve janë të qetë, dhe vetëm 1200 prej tyre klasifikohen të rrezikshëm. Me kërkesat e shumta për një stol në stadium, Dani sqaron se do jetë e pamundur që të falsifikohet bileta.