Në atelienë e Anila Konomit, stilistja rrëfen rrugëtimin 30 vjeçar në profesion

17 Shtator 2021, 12:02

Emri i Anila Konomit është një nga më të njohurit në fushën e modës dhe jo vetëm. Ajo ka qenë ngushtësisht e lidhur me modën që në moshë fare të vogël, duke bërë kështu që pasioni dhe profesioni të bëheshin një. Pas mbarimit të studimeve në këtë fushë Anila realizon ëndrrën e saj për të hapur atelien e parë të veshjeve në një periudhë shumë të vështirë si ajo e viteve 96-97 në Shqipëri. Rrugëtimi drejt krijimit të një marke nuk ka qenë aspak i thjeshtë por puna dhe pasioni bënë që ajo të arrinte suksesin duke u kthyer një nga stilistet më të mira shqiptare. Në një rrëfim në ‘Rreze dielli’ ajo tregon rrugëtimin drejt modës, stilit dhe krijimit të biznesit.