Në banesë i gjendet një kallashnikov, municion luftarak dhe bimë narkotike, arrestohet 26-vjeçari në Maliq, në kërkim vëllai i tij

4 Shtator 2021, 09:35 | Përditesimi: 4 Shtator 2021, 09:35

KORÇË- Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia në Maliq dhe vëllai i tij është shpallur në kërkim pasi, janë kapur me armë pa leje dhe kanë kultivuar bimë narkotike, Policia njofton se është arrestuar në flagrancë të shtetasit R. M., 26 vjeç, banues në fshatin Selcë, Maliq dhe është shpallur në kërkim vëllai i tij shtetasi D. M., 21 vjeç, banues në Libonik, Maliq.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën dhe ambientet përreth saj në pronësi të shtetasve të mësipërm, u gjetën 1 armë zjarri tip kallashnikov, një sasi me municione luftarake, 2 krëhëra dhe 2 bajoneta arme zjarri, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

r.k./Shqiptarja.com