Në banesën e Evis Berberit gjenden shuma parash e sende me vlerë, në pranga dhe Valter Begaj, ish-ortak i kreut të ARRSH

14 Mars, 10:41

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi është arrestuar në orët e mbrëmjes së djeshme me kërkesë të SPAK. Të paktën 3 urdhër arreste me burg mes të cilëve edhe biznesmeni Valter Begaj, janë firmosur nga GJKKO me kërkesë të organit të procedurës pasi ky i fundit ka zbardhur disa paligjshmëri. Evis Berberit i janë gjetur dhe sekuestruar në banesë edhe shuma parash e sendesh me vlerë.