“Në Bordin e Paqes u ftua Putin”- Mediu në Kuvend: Të bëhej një analizë për efektet e kësaj organizate te Kosova

22 Janar, 13:30 | Përditesimi: 22 Janar, 13:30

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, kërkoi një analizë sesi do të ndikojë Bordi i Paqes për Gazën te interesi i shqiptarëve në rajon, kryesisht për çështjen e Kosovës.

Komentet Mediu i bëri gjatë fjalës së tij në Kuvend, ku tha se ajo çfarë do të ndodhë në Gaza mund të krijojë një precedent më të gjerë në vende të ndryshme të botës.

Mediu gjithashtu shprehu dakordësinë e tij 100% për aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes, pavarësisht se sipas tij, analiza që ai propozoi ishte e nevojshme.

A.A/Shqiptarja.com