Në darkë mbi 80 raste të reja helmimi në Krujë, Ferruni në Report Tv: Mund të ketë rikontaminim! Meçe: As kafshëve s'u jepet ujë nga boti i zjarrfikësve! Privati jep koli me ujë falas, prefekti gënjeu

27 Tetor 2021, 22:33

TIRANË- Në orët e mbrëmjes, ka pasur një shtim të rasteve të qytetarëve të helmuar nga uji në Krujë dhe kjo është parë me shqetësim ambientalisti, Lavdosh Ferruni, i cili ngriti alarmin se mund të bëhet fjalë për rikontaminim.  Gazetari Aulon Kalaja tha se nga ora 14:00 deri në mbrëmje ka pasur mbi 80 raste të reja në spitale, e ndërsa opinionisti Arben Meçe është shprehur se ky rast në Krujë duhet të ngrinte pushtetin lokal në këmbë, por një gjë e tillë nuk kanë ndodhur. Ai tha se shpërndarja e ujit me autobotet e zjarrfikësve, siç është parë mesditën e sotme, janë çnjerëzore.