Në ditët e para të pranverës, rikthehen reshjet e dëborës në zonat malore në Korçë e në Shkodër

5 Mars, 08:51

Reshjet e dëborës janë rikthyer në këto ditë të para të hyrjes në stinën e pranverës.

Në qarkun e Korçës në aksin rrugor Boboshticë- Dardhë në mbi 1400 metra dëbora ka arritur në trashësinë 10 cm.

Gjithashtu reshjet e dëborës me intesitet të ulët janë regjistruar edhe në zonat malore të Pogradecit dhe Maliqit përfshirë edhe Malin e Thatë.