'Në Durrës u shtua listë e re', Xhaferraj për akuzat e Shehaj: Një listë vjen nga Tirana me anëtarët dhe lista e dytë me emrat që votojnë me kartë anëtarësie

13 Qershor 2021, 13:05

Kreu i PD në Durrës, Ferdinand Xhaferraj i është përgjigjur akuzave të kandidatit Agron Shehaj se në Durrës ka dy lista votuesish, Xhaferraj shprehet se ka dy lista, një që ka ardhur nga Tirana me 2900 anëtarët e PD dhe lista tjetër është ajo e emrave që mund të votojnë me kartën e anëtarësisë, të cilët lejohen të votojnë me kartë. Xhaferraj ka bërë që këto demokratë që votojnë me kartën e anëtarësisë janë në një listë të veçantë. Xhaferraj tha se atyre u fotokopjohet karta dhe se procesi është zhvilluar i rregullt deri tani.