‘Në emër të Lirisë’, ekspozohen në Kryeministri 153 piktura të Rexhep Selimit të bëra në Hagë! Rama: Po mbahet padrejtësisht në paraburgim

16 Shkurt 2023, 18:27 | Përditesimi i fundit: 2023-02-16 21:04:30

Paraburgimi në Hagë nuk e ka penguar Rexhep Selimin, ish-pjesëtarin e UÇK-së që t’i përcjellë ‘syrit të botës’ atë çfarë ka përjetuar në luftën e Kosovës. 153 piktura të Selimit janë ekspozuar ditën e sotme në sallën COD në Kryeministri në vigjilje të Ditës së Pavarësisë së Kosovës.