Në errësire dhe në të ftohtë prej 16 ditësh Lepusha dhe Vermosh, kryeplaku i Kelmendit thirrje në Report TV: Shteti të na ndihmojë, po vuajmë 700 banorë! Jemi bërë të ikim natën

14 Dhjetor 2021, 12:07

Në të ftohtin e temperaturave të ulëta dhe në errësirë, janë prej 16 ditësh 700 banorët e Njësisë Administrative Kelmend, në Shkodër, fakt për të cilin ngriti shqetësimin e tij kryeplaku Prek Vata në Repoort Tv.

Ai tregoi se pasojë e kësaj fatkeqësie ishte stuhia dhe bora në zonë që shkatërroi telat dhe traversat elektrikë.