Në ‘fletët’ e jetës së artistes Alida Hisku, një rrëfim personal për karrierën,ëndrrat e përgjysmuara dhe dënimin

24 Shtator 2021, 12:11

Alida Hisku, këngëtarja e mirënjohur shqiptare do të mbahet mend gjatë nga artëdashësit , për interpretimet e saj mjaft të ndjera.

 Karrierën e ka nisur që në moshën 13 vjecare kur zëri i saj jehoi në Festivalin e këngës në Rtsh, me një cilesi të rrallë zëri e dhuntie muzikore.

Alida Hisku në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli’ rrëfen momentet kulmore të jetës e karrierës së saj.

Një artiste me shpirt të lirë e cila  ka mbetur një monument i muzikës shqiptare, edhe pse ka mbi 30 vjet e ndarë nga skena. Prej vitesh jeton në Gjermani, ku e njohin si gruan e jashtëzakonshme, kurajoze dhe njeriun e dashur e shume punëtore.

“Sado bukuria dhe madhështia e jetës atje ne na mungon toka, balta, uji dhe këto unë i gjej këtu në Shqipëri dhe kjo është kryesorja përse vij këtu. Mos harroni që unë në Gjermani jo vetëm jetoj si një nënë si një gjyshe, si një bashkëshorte jetoj edhe si një përfaqësuese e figurës së femrës shqiptare atje. Gjeta një shtëpi në rrëzë të pyllit atje dhe e bleva me konceptin dhe mendimin që aty në atë oborrin e shtëpisë të ndërtojë edhe një skenë të vogël dhe aty të debutojmë, aty kam ndërtuar edhe kuzhinën time që gatuaj. Jam kuzhiniere shumë e mirë dhe kam qenë gjithmonë e tillë. “

Ajo flet për herë të parë edhe për njohjen me bashkëshortin gjerman dhe cilësitë që e bën atë të dashurohej me Alidën.

“Ky temperament, kjo veçori neve gratë shqiptare kemi një komunikim vetëm me sy edhe nëqoftëse nuk e dimë shumë mirë gjuhën kemi një komunikim me sy, mbase ai depërtimi në sy tregon edhe shpirtin”

Ndërsa shprehet jo shumë entuziaste për mënyrën se si janë trajtuar artistët shqiptarë pas 90’.

“Nuk jemi ftuar shumë, sidomos ne të brezit tonë, muzikantët nostalgjikë nuk na kanë ftuar edhe shumë. Mendoj që koha na mënjanoi jo se na shuajti por na mënjanoi. Të gjithë ishin të etur për dicka të re dhe tani që e panë që e reja nuk është më e mirë se e vetja”.