Në fund të listës së PS për Tiranën, Valteri: Ia vura kusht Ramës në takim, do tregoj forcën si politikan!

10 Mars 2021, 22:03 | Përditesimi i fundit: 2021-03-10 22:04:47

Halit Valteri është një nga deputetët e opozitës së re në parlament që i është bashkuar Partisë Socialiste dhe në listat e kandidatëve të kësaj force politike ai rendimet i 35 në qarkun e Tiranës, thënë ndryshe i parafundit. Kjo renditje e tij në fund të listës paska qenë një kusht i Halit Valterit gjatë takimeve që ai ka pasur me kryeministrin Edi Rama për të pranuar t'u bashkohet socialistëve. Valteri tha në emisionin "Repolitix" në Report Tv se kur ka marrë ftesë nga Rama për t'iu bashkuar PS dhe gjatë takimeve që ka pasur me kryeministrin ka kërkuar të renditet në fund të listës me arsyetimin se do të tregojë  se sa vlen ai si politikan dhe sa vota mund të mbledhë.

"Kur kam marrë ftesë nga Rama dhe jam takuar me të ka qenë një kusht që unë do jem në fund të listës për të parë sa vlej. Kam biseduar me Ramën dhe janë në fund të listës për të parë nëse kam vlera si Halit Valter dhe sa vota mund të mbledh unë", tha Valteri,

Deputeti i opozitës së re në Kuvend, Valteri tha se ai ka pasur ftesë edhe nga PD por që nuk e ka pranuar pasi Basha ka bërë koalicion me LSI dhe për Valterin kjo ka sjellë edhe shkatërrimin e PD. Po të mos ishte LSI në koalicion me PD, tha Valteri ai do të ishte ushtar i Bashës.

"Unë kam pasur ftesë edhe nga PD, por nëse PD do dilte e vetme pa LSI, unë do isha ushtari i Bashës dhe s'do kërkoja asgjë. Por nëse del me mallkim e shqiptarëve dhe strehën e fundit të maskarenjve siç vetë e ka quajtur Basha LSI-në dikur,  atëherë do të ishte ndryshe. Shkatërrimtari I PD është LSI-ja", tha Valteri.