Në fundjavë ulje drastike temperaturash! Meteorologia: Pasdite priten reshje shiu me intensitet të lartë, rrezik për përmbytje në Lezhë dhe Tiranë

17 Nëntor 2023, 12:58

Fundjava pritet që të sjellë një ulje drastike të temperaturave. Kështu thotë meteorologia Anira Gjoni nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak. Për Report Tv, Gjoni u shpreh se të shtunën do ketë mot me diell por temperaturat do të pësojnë rënie.