Në fuqi rregullorja e GJKKO që censuron mediat, shoqatat e gazetarëve: Do ta atakojmë dhe zhbëjmë! Çipa: Bie ndesh me Kushtetutën, precedent i rrezikshëm (VIDEO)

1 Shtator, 15:47 | Përditesimi: 1 Shtator, 15:47

Organizatat e mediave kanë reaguar sërish për rregulloren e re të GJKKO-së e cila hyn në fuqi këtë të martë, pa asnjë reflektim ndaj kundërshtive të forta dhe shqetësimeve të ngritura për situatën e censurën që ajo krijon. Ato bënë thirrje për pezullimin e rregullores dhe paralajmërojnë se do ta ndjekin këtë cështje në mënyrë ligjore e institucionale deri në zgjidhjen përfundimtare të saj.

E.H/Shqiptarja.com