Në gjendje të dehur e me shpejtësi deri në 187km/h, policia pezullon 43 patenta, arreston 8 shoferë, gjobiten 1898 drejtues mjetesh në 24 orë

29 Korrik 2021, 16:47

Në 24 orët e fundit kanë rënë në prangat e Policisë 8 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, ndërsa janë pezulluar 43 patenta për shkak të shpejtësisë mbi normat dhe drejtim të mjetit në gjendje të dehur. Ndërsa, në të gjithë vendin janë gjobitur 1898 shoferë.