Në hetim për korrupsion, Sebastian Kurz jep dorëheqjen si kancelar i Austrisë, por jo nga drejtimi i partisë: Në vendin tim propozoj ministrin e Jashtëm

9 Tetor 2021, 22:54

VIENË- Sebastian Kurz, ka dhënë dorëheqjen si kancelar i Austrisë, pasi u vu në hetim për korrupsion. Përmes një konference për shtyp, Kurz tha se nuk do të largohet nga drejtimi i "Partisë Popullore Austriake", ndërsa bëri me dije se në vendin e tij propozon ministrin e Jashtëm Alexander Schallenberg.

Sebastian Kurz i mohon akuzat për korrupsion, ndërsa ka thënë se ishte i gatshëm që të vazhdonte koalicionin me të Gjelbrit, por këta të fundit i kanë kërkuar atij dorëheqjen.